
Në qytetin e Shkodrës do të nisë Konferenca e Partive Socialiste
Europiane. Në fund të kësaj konference Kryetari i PS-së Edi Rama dhe ai i
LSI-së Ilir Meta do të hedhin firmat e tyre në një marrëveshje në
kuadër të bashkëpunimit në atë që eshte pagëzuar sot si “Aleanca për
Shqipërinë Europiane”.
Konferencën do ta hapë presidenti i Internacionales Socialiste, Sergeri Stanishev nëpërmjet një videokonference nga Brukseli.
Firmosja e marrëveshjes do të kryhet rreth orës 17:30 minuta. Marrëveshja Rama Meta do nëshkruhet në prezencë të eurodeputetëvë të majtë Tanja Fajon, Kristia Vigenning, Richard Howid dhe Knut Flekenshtein.
PS dhe LSI janë tejet të rezervuar në dhënien e informacionit se cfarë përmban marrëveshja, e cila në bazë të saj është ndërtuar në frymën e vlerave socialdemokrate europiane të cilat do të reflektojnë në programin qeverisës.
Top Channel