SHBA, priten akuzat ndaj Tsarnaev

22/04/2013 08:30

Prokurorët amerikanë po përgatisin akuzat kundër të dyshuarit për vendosjen e bombave në maratonën e Bostonit, Dzhokar Tsarnaev. Nëse ai do të akuzohet për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë, mund të përballet me dënimin me vdekje.

I riu nga Cecenia aktualisht ndodhet në spital, jo në gjendje për të folur për shkak të një plage në fyt.

Mediat amerikane citojnë burime anonime të cilat shprehen se Tsarnaev po i përgjigjet pyetjeve të grupit hetimor nëpërmjet shkrimit. Sipas tyre, pyetjet kanë të bëjnë me atentatorë të tjerë të mundshëm dhe bomba të tjera.

Ky informacion nuk është zyrtar. Kryebashkiaku i Bostonit, Tom Menino, kishte thënë më parë për ABC News: “Nuk e dimë nëse do e marrim ndonjëherë në pyetje këtë person.”

19-vjeçari Dzhokar Tsarnaev u kap ditën e premte pas një “gjuetie” të gjatë në të cilën vëllai më i madh i tij vdiq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA