Rusi, sulmi terrorist, 5 viktima

22/04/2013 15:40

Një person i armatosur qëlloi me breshëri, në mënyrë në dukje rastësore, në një rrugë qëndrore të qytetit rus të Belgorodit duke vrarë pesë persona, midis të cilëve edhe një vajzë 14-vjeçare, informoi agjensia “RIA Novosti” ditën e hënë.

Agresori qëlloi për vdekje tre persona brenda një dyqani dhe dy kalimtarë, përpara se të largohej me shpejtësi me një automjet nga vendngjarja.

Një makinë e braktisur “BMW” u gjet më pas nga policia në një lokalitet pranë Belgorodit.

Arsyeja që çoi në këtë sulm terrorist nuk është e qartë, ndërsa ekzistojnë dyshime se atentatorët mund të kenë qenë dy.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA