“Partia Socialiste nuk do të propozojë anëtarë në Komisionin Qendror të
Zgjedhjeve dhe nuk është e gatshme që të bëjë thjesht një zëvendësim
njerëzish. Nëqoftëse Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike
ka vendosur ta trajtojë si një seksion të Partisë Demokratike, le ta
mbajë dhe të vazhdojë në atë mënyrë. Ne nuk do të bëhemi pjesë e kësaj
farse, por njëkohësisht do të përgatitemi për zgjedhje, sikur asgjë s’ka
ndodhur”.

Ky eshte qendrimi i opozites, i shprehur qarte nga sekretari per Çështjet Zgjedhore ne Partine Socialiste Damian Gjiknuri mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, qe tashme ka hyre ne krize duke funksionuar vetem me kater anëtare.

Ndersa edhe afatet ligjore brenda 48 oreve per zevendesimin nga PS-së te anetareve te dorehequr, parashikuar ne nenin 19 Kodit Zgjedhor ka skaduar, Gjiknuri thote se per opoziten zgjidhjet e pranueshme per te jane vetem dy. “Të kthehet gjendja e mëparshme, të zhbëhet akti i Kuvendit, ose të ulemi, të dialogojmë dhe të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të formatim të këtij Komisioni dhe gjetjes të disa mekanizmave që kthejnë besimin tek vendimmarrja në këtë komision”, thotë Gjiknuri.

Ndersa palet nuk kane shenja terheqjeje, a kane nisur nderkombetaret proces negociimi per zgjidhjen e situates, siç qarkullojne zera?

“As konfirmoj, as mohoj”, thotë Gjiknuri.
 
Por pavaresisht negociatave, PS eshte e përgatitur edhe per nje KQZ me kater anetare,- thote Gjiknuri. Si do te merren vendimet per aktet qe kerkojne shumice te cilesuar, per kete le te mbaje kosto dhe pergjegjësi Partia Demokratike, – shton Sekretari per Zgjedhjet ne seline roze.

Për Partinë Socialiste, shkarkimi i Ilirian Muhos ishte nje mesazh i qarte i kontrollit te KQZ-se dhe jo i balances, duke i shnderruar anetaret ne kamikazë politik per t’i perdorur ne deformimin e rezultatit zgjedhor thote Gjiknuri.

“Por ta harrojë ndokush se do të fusë duart KQZ në procesin zgjedhor. Komisionet poshtë le të bëjnë punën e tyre, Partia Demokratike le ta mbajë KQZ-në siç ka zgjedhur do ta mbajë, ne do të përgatitemi për çdo skenar”, thotë Gjiknuri.

Top Channel