Nigeri, 185 të vdekur nga përleshjet

22/04/2013 00:00

Të paktën 185 persona humbën jetën pas përleshjeve të ashpra qe zgjates
disa ore, mes ushtrise dhe militanteve islamike të Boko Haram, në
fshatin Baga  në veri-lindje të Nigerise, ne kufi me Cadin.

Gjate sulmit, militantet perdoren granata dhe automatiket ne lagjet ku jetojne civile. Te pakten 2000 shtepi u demtuan. Një prej gazetareve lokale tha se ky episod deshmon pershkallezimin e konfliktit ne zone dhe se militantet po perdorin arme me te renda se ne sulmet e meparshme.

Prej kohesh, Nigeria po perballet me militantet, ne pjesen veriore, te dominuar nga myslimanet. Mijera njerez kane humbur jeten prej vitit 2009.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA