Lin-Pogradec, betonizohet bregu i liqenit

22/04/2013 00:00

26 kilometra të bregut të liqenit të Ohrit është betonizuar tërësisht.
Kjo është bërë nga ndërtimi i rrugës në aksin Lin-Pogradec, punime qe
prej vitesh po zvariten dhe aktualisht jane lene fare në mes.

Edhe pse eshte konsideruar nje perle ky liqen tashme duket se ne nje pjese te tijen nuk do te mund te shfrytezohet me per turizem. Pervec punimeve me ritme te ngadalta dhe nderprerjes se herepashershme  te tyre duket se rruga Lin – Pogradec eshte duke betonizuar bregun e liqenit. Ne prag te sezonit turistik duket se komuna Hudenisht eshte vendosur perballe nje veshtiresie te vertete pasi nuk ka me mundesi per vendosjen e plazheve gje qe ndikon edhe tek te ardhurat e saj.

Aksi rrugor Lin-Pogradec pritet qe te perfundoje rikonstruksionin ne qershor te ketij viti. Punimet e nisura rreth dy vite me pare per asfaltimin e ketij aksi jane nderprere vazhdimisht, duke e lene kete segment ne meshire te fatit .Rruga eshte pjese e Lotit 2, te aksit Qafe Thane–Lin- Pogradec te peruruar me heret nga kryeministri Berisha.

Top Channel