Një “ushtri” prej 10 mijë makinash, në pronësi të personave inekzistentë dhe të përdorura nga eksponentë të krimit të organizuar për të kryer vrasje, janë sekuestruar të hënën nga policia italiane.
Ka qenë një superoperacion i policisë rrugore, i shtrirë në të gjithë Italinë, përmes të cilit janë sekuestruar automjeteve të llojeve të ndryshme, nga ato me përmasa të vogla, tek ato të mëdha e deri tek ato luksoze si “Rolls Royce” dhe “Ferrari”.
Automjetet “fantazmë” mund të qarkullonin pa paguar taksat rrugorë dhe sidomos mund të anashkalonin kontrollet e forcave të rendit kur përdoreshin për të kryer krime të rënda.
Operacioni, i koduar me emrin “ghost car”, ka nxjerrë në pah se si në vitin 2012 mbi 70 për qind e automjeteve të dhëna në emër të personave të tjerë që përfaqësonin ata “prapa skenës”, nuk kishin siguracion.
Disa nga automjetet rezultojnë të përfshira në incidente të rënda rrugore të ndodhura në të kaluarën, si në tetor të vitit 2012, kur tre të rinj humbën jetën pasi u përplasën nga një makinë me autobusin e klubit të futbollit të Torinos.
Mes personave të cilëve u ishte dhënë një automjet rezultojnë romë, persona të vdekur, të pastrehë, si dhe eksponentë të kriminalitetit të vogël dhe atij të organizuar.
Top Channel