Inagurohet impianti i Durrësit

22/04/2013 00:00

I shtrire ne 65 hektarë, i ndërtuar me një teknologji moderne, ku janë
shpenzuar 11 milionë euro, impianti i trajtimit të ujrave të ndotur në
Durrës është investimi më i rëndësishëm për pastrimin e bregdetit të
Durrësit nga ujrat e zeza.

Deri tani, Durresi me rreth 200 mije banore, dhe qe ne sezon turistik shkon deri ne 600 mije banore, klasifikohej si zona me bregdetin me te ndotur ne te gjithe vendin, per shkak te derdhjes ne det te ujerave te zeza.

Por, ekspertet thone se kjo nuk do te ndodhe me, pasi impianti, me 141 kilometra tubacione ka aftesine dhe kapacitetin per te perpunuar dhe trajtuar ujrat e zeza te Durresit, Shkembit te Kavajes dhe Gjirit te Lalzit, duke i shnderruar ato ne uje te paster deri ne masen 97 perqind. Per shkak te teknologjise se avancuar, mbetjet shnderrohen ne energji elektrike, qe mbulon nje te treten e nevojave te impiantit per furnizim me energji elektrike. Per Kryeministrin Berisha ky impiant ka rendesi te jashtezakonshme edhe per rritjen e cilesise se turizmit ne Shqiperi.

“I tërë territori i vijës bregdetare të Durrësit pastrohet në mënyrë përfundimtare nga ujrat e zeza, të cilat mbillnin sëmundje, papastërti dhe natyrisht, dëmtonin turizmin e këtij gjiri të mrekullueshëm, këtij gjiri me potencial të jashtëzakonshëm turistik. Durrësi me këtë impiant do të hyjë në hartën e qyteteve me ujërat më të pastra të rajon dhe në Evropë”, tha Berisha.
 
Per inaugurimin e ketij impianti, i cili do te pasohet edhe me inaugirimin e impianteve te ngjashme ne Lezhe, Vlore, Sarande dhe Korce, Kryeministri Berisha ka zgjedhur diten e tokes, si nje apel per qytetaret dhe angazhim te qeverise se tij per te mbrojtur mjedisin dhe shendetin.

“Politika jonë ndaj mjedisit është politika në të cilën ne i besojmë parimit – mjedisi është jeta! Mbrojta e tij është e barasvlefshme me mbrojtjen e jetës. Ky është angazhimi ynë për mbrojtjen e shëndetit të tyre, për parandalimin e sëmundjeve për ta edhe për miliona e miliona turistë e vizitorë që vijnë çdo vit për pushime në Shqipëri”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha thote se te tilla investime, qe permiresojne cilesine e jetes se qytetareve, jane disa nga premtimet e mbajtura te Qeverise se tij, e cila po kerkon nje mandat te ri per 4 vitet e ardhshme. Sipas Kryeministrit Berisha, rikonfirmimi i besimit te shqiptareve me vote eshte vendimtar per realizimin e projektit Shqiperia vend i zhvilluar.

“Ne do të bëjmë gjithçka që votën dhe besimin tuaj ta shndërrojmë në zhvillim, ta shndërrojmë për realizmin në Shqipëri të standardeve të një vendi të zhvilluar. Mandati i ardhshëm është mandati i Shqipërisë evropiane. Ai që i bllokoi ligjet dhe bllokoi statusin, ai merr përgjigjen më të merituar dhe del në atë anë të historisë që i takon atyre që i ngrenë vendit dhe popullit të tyre mure Donkishoteske përpara. Ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë serioze për të marrë statusin, për të hapur negociatat, për të ecur në mënyrë të pandërprerë drejt Bashkimit Evropian,drejt Shqipërisë evropiane”, tha Berisha.

Top Channel