I dyshuari për sulmin me bomba në Boston, Tamerlan Tsarnaev kishte
hedhur në faqen e tij të Youtube, videon e një udheheqesi xhihadist, i
cili u vra forcat ruse në dhjetor.
CNN zbuloi videon ekskluzive, e cila ishte hequr nga faqja e internetit, me titullin “Terroristet” ku shfaqej Abu Dujana, emri i vertete i te cilit ishte Gazhimurad Dolgatov. Ai u vra nga forcat ruse në dhjetor, pas një sulmi në apartamentin e tij në Makhachkala në kryeqendren e pjesës ruse te Kaukazit.
Dolgatov udhehoqi një grup të vogël militant në Dagestan, qe kishte lidhje me nje tjeter me te madh në rajon, i njohur me emrin “Imarat Kavkaz”, qe do te thote “Emiratet e Kaukazit”. Rrenjet e ketij grupi gjenden ne kryengritjen cecene te viteve 1990 kunder Rusise. U themelua në 2007 për të bashkuar në një grupe të ndryshme xhihadiste, me qellimin per krijimin e një shtet islamik në rajon. Tamerlan Tsarnaev krijoi faqen e tij ne Youtube në vitin 2012, pak pasi ishte kthyer nga Rusia.
Dy videot e postuara me titullin “Terroristet” u fshinë, por ende nuk eshte e qarte-sic raporton CNN- se kur eshte bere ky veprim apo se cili e ka kryer ate. Tsarnaev ndodhej në Rusi në vitin 2012 dhe kaloi disa kohe me Makackala, ku jeton i ati.
Zyrtarët amerikanë i thane analistit te CNN të dielën se nuk është gjetur ndonje lidhje e metejshme mes Tsarnaev dhe Abu Dujana-s por hetimet per aktivitetit e tij jashte Shteteve te Bashkuara, vazhdojnë. 26 vjecari Tsarnaev humbi jeten te premten, pas një përleshje te armatosur me policine.
Vellai i tij më i vogël, 19-vjeçari Xhokar eshte i dyshuari tjeter i sulmeve me bomba ne Boston, ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 180 të tjerë. Një analisti i profileve në rrjetet sociale te Tamerlan Tsarnaev tha se besimi i te riut ishte radikalizuar këto 3 apo 4 vitet e fundit.
Sic raporton CNN, nje burim I shërbimeve secrete amerikane tha se hetuesit po kontrollojne nese Tsarnaev kishte lidhje me grupin apo nese kishte marre “plane operacionale” nga ky grup. Adresa e Tamerlan mbante emrin “Muaz/sejfulla”, qe përkon me emrat e dy udheheqesve militante te ne kaukazin verior, ku perfshihet Cecenia dhe Dagestani. Sejfulla ndryshe do te thote edhe “shpata e Allahut”.
Top Channel