Greva e Lufthansa

22/04/2013 00:00

Kompania ajrore gjermane Lufthansa ka anulluar shumicën e fluturimeve të planifikuara të hënën për shkak të një greve të punonjësve të saj.

Nga 1.700 fluturimet e caktuara për datën 22 prill, do të realizohen vetëm 30. Arsyeja e bllokimit të punës nga stafi i Lufthansës janë mosmarrëveshjet për pagën. Muajin e kaluar, drejtuesit e gjigandit gjerman refuzuan kërkesën e sindikatave për një rritje të rrogës me 5,2% përgjatë 12 muajve të ardhshëm.

Grevistët pretendojnë gjithashtu edhe garanci për vendin e punës pas njoftimeve se mund të ketë shkurtime. Ashtu si shumë kompani të tjera ajrore, Lufthansa po përpiqet të reduktojë kostot përballë konkurrencës së ashpër të linjave loë-cost dhe kompanive të mëdha të rajonit të Gjirit, pa llogaritur pastaj edhe rritjen e çmimit të karburantit. Sindikalistët organizuan një greve të ngjashme edhe muajin e kaluar.

Aksione të tilla paralajmëruese njëditore janë një taktikë e zakontë e sindikatave gjermane, e cila ka për qëllim të ushtrojë presion të vazhdueshëm përgjatë negociatave të pagës. Në një njoftim në faqen e saj në internet, Lufthansa thotë se pasagjerët duhet të presin anullime masive fluturimesh dhe vonesa që do të prekin fluturimet e distancave të gjata duke nisur që nga e diela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA