Elbasan, kërkohej për tentativë vrasje, arrestohet

22/04/2013 00:00

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili akuzohet për
tentativë vrasjeje. Burimet policore bëjnë të ditur se është arrestuar
Florian Lamçja, banues në lagjen “Skënderbej” në Elbasan.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi në 18 prill për motive banale ka tentuar të vrasë me pistoletë, A. H, 26 vjeç nga Elbasani.

“Kapja e tij u bë pasi, ky shtetas dyshohet se më datë 18 Prill 2013, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” Elbasan, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë tip pistoletë shtetasin A.H., 26 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në komunikatën e policisë. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.

Top Channel