Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, njoftoi dyfishimin e ndihmave për kryengritësit sirianë, ndërsa theksoi se administrata e re e mandatit të dytë të Obamës është “edhe më e përkushtuar” drejt një “tranzicioni paqësor politik” në Siri.
Kerry tha në takimin me shoqatën “Miqtë e Sirisë” në Stamboll se Uashingtoni ka vendosur të rrisë kontributin për rebelët në 123 milionë dollarë.
Ndihmat do të përfshijnë midis të tjerave edhe pajisje logjistike ushtarake, por jo armë e municione.
Në fjalën e tij, Kerry gjithashtu theksoi se presidenti Obama është i përkushtuar për një “Siri demokratike e të bashkuar, pas largimit të Assadit”.
Sipas raporteve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 60 mijë persona kanë humbur jetën në dy vitet e luftës civile në vendin e Lindjes së Mesme.
Top Channel