I dyshuari për shpërthimet vdekjeprurëse në maratonën e Bostonit, Dzhokar Tsarnaev është në gjendje të rëndë dhe nën mbrojtje të përforcuar në një spital të Bostonit.
19-vjeçari u kap mbremjen e se premtes pasi forcat e policise e gjeten te fshehur në një barkë në oborrin e një banese në qytezën Watertown, pranë Bostonit.
Pronari i barkes i kishte telefonuar sherbimeve te emergjences pasi kishte pare gjak e kishte menduar se ne kopshtin e shtepise se tij, ishte nje trup i pajete.
Autoritetet perdoren nje helikopter me nje mekanizem imazhesh termike, fale te cilit u konfirmuar se ishte vertet dikush brenda varkes se mbuluar dhe se personi ishte gjalle.
Tsarnaev, kishte humbur shume gjak kur u kap e per kete arsye, nuk ka qenë i aftë fizikisht t’u përgjigjet pyetjeve lidhur me motivet që e shtynë atë dhe të vëllain, Tamerlan, të ndërmarrin, siç besohet, sulme terroriste që lanë të vrarë tre vetë dhe mbi 170 të plagosur.
Shpresojme qe ai te jetoje thane zyrtaret qe drejtojne hetimin e shperthimeve te Bostonit, sepse kemi shume pyetje per te.
19-vjeçari ka nje plage te thelle ne fyt. Vellai i tij Tamerlan, nga ana tjeter, sic pohuan mjeket, kishte plage te tmerrshme ne trup, megjithate mendohet se ka qene ende gjalle kur per t’i shpetuar ndjekjes se forcave te rendit, Dzhokar kaloi mbi te me makinen qe ty dy bashke kishin grabitur me heret dhe e terhoqi zvarre pergjate nje distance te shkurter, çka mendohet se i shkaktkoi vdekjen.
Prokurorët federalë ende nuk kanë finalizuar akt-padinë që do të ngrenë ndaj tij. Zyra Publike për Mbrojtje Ligjore tha se do të caktojë një avokat për ta përfaqësuar në gjyq nëse do të mbijetojë.
Për banorët e Bostonit në shtetin Masaçusets ka përfunduar një javë e gjatë dhe e tensionuar me kapjen e tij dhe vrasjen e vëllait, të dy të identifikuar nga autoritetet si personat e dyshuar në këtë incident.
Te shtunen, presidenti Barack Obama u takua me keshilltaret e tij te sigurise per nje rishikim te ngjarjeve ne boston. Shefi i Shtepise se Bardhe eshte zotuar te kerkoje pergjigje mbi arsyet e veprimit te te dyshuarve dhe per te verifikuar nese i ka ndihmuar dikush tjeter.
Top Channel