Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një bllok depozitash karburanti në fshatin Sallmone të Shijakut.

Fillimisht zjarri u deklarua se ra në një autobot dhe më pas përfshiu njërën nga depozitat, duke e nxjerrë situatën jashtë kontrollit. Flakët kanë tentuar të shpërndahen edhe në një tjetër depozitë, duke rrezikuar krijimin e një reaksioni zinxhir.

Vleresimi maksimal i situates ka çuar drejt vendngjarjes, sherbime dhe mjete zjarrfikese te Durresit, Tiranes e Kavajes, ndersa forcat policore kane evakuuar banoret dhe rrethuar perimetrin e sigurise. Densiteti i larte i tymit dhe flaket kane krijuar probleme asfiksie te disa nga forcat zjarrfikese, por pas disa oresh perballje me zjarrin ai eshte lokalizuar, duke shmangur perhapjen e metejshme te tij.

Banoret kane dhene kontributin e tyre ne shuarjen e zjarrit qe tentoi banesat permes flakeve qe u shperndane pergjate kanalit kullues qe shtrihet paralel me rrugen, duke lidhur zonen ne flake me banesat.

Sipas autoriteteve nuk ka persona te demtuar, po vetem deme materiale. Pas venies nen kontroll te flakeve dhe shuarjen e tyre, grupi hetimor ka nisur punen per te zbardhur shkakun e zjarrit masiv. Paraprakisht mendohet se ai eshte pasoje e mungeses se masave te sigurise teknike gjate veprimeve te perpunimit te karburantit.

Top Channel