Kinë, tërmet 6.6 ballë, 150 viktima

20/04/2013 00:00

Një tërmet i fuqishëm ka goditur rajonin perëndimor të Kinës, Sichuan. Qindra vetë kanë vdekur dhe mijëra të tjerë jenë plagosur, bën të ditur media shtetërore.

Për momentin njoftohet për mbi 150 të vdekur të konfirmuar, por disa media të tjera thonë se numri mund të jetë edhe më i lartë.

“Tërmeti në Ya’an Lushan ka plagosur apo vrarë me qindra persona”, është cituar nga një uebsajt zyrtar të ketë thënë byroja e Sichuan-it.

Agjencia amerikane Gjeologjike (USGS) bëri të ditur se tërmeti, i cili ishte i magnitudës 6.6, e kishte epiqendrën 80 km në perëndim të qytetit të Linqiong.

Ajo shtoi se lëkundjet ndodhën në thellësinë prej 12,3 km. Zona në fjalë është terren që preket shpesh nga lëkundjet sizmike.

Një tërmet me magnitudë 8 në provincën Sichuan, në maj të 2008-s, la të vrarë të paktën 90 mijë njerëz.

Tërmeti i fundit, i cili fillimisht u raportua si me magnitudë 7 e më pas me 6.9, ndodhi në orën 08:02 me orën lokale, njoftoi USGS.

Lëkundjet u ndjenë 115 km larg kryeqendrës së provincës, Chengdu, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Kinë, Xinhua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA