Më në fund, besimtarët musliman shqiptarë do të kenë xhaminë e tyre të madhe, shumë të dëshiruar në këto 23 vite demokraci.
Përveç të qenit një vend për adhurimin e Zotit, xhamia e re e kryeqytetit shqiptar do të jetë një kompleks shumë funksional, për të gjithë shqiptarët.
Xhamia e re do të jetë e një stili ballkanas dhe do të përfshijë në të edhe elementë arkitekturorë shqiptarë. Ajo do të jetë e lartë rreth 35 metra, ndërkohë që do të ketë 4 minarè, 55m të larta.
Kostoja e saj shumë e lartë nuk i ka trembur drejtuesit e KMSH, të cilët shprehen të kënaqur për gadishmërinë e shqiptarëve, pa dallim feje, për të qenë pjesë e këtij projekti.
Kompleksi i ri në qendër të Tiranës është projektuar nga arkitekti turk, Muharrem Hilmi Senalp, i njohur për veprat e tij në Turqi, Gjermani, Bosnjë, Japoni apo dhe në Australi.
Kryetari i Komunitetit Myslyman Selim Muça doli vete per te ftuar jo vetem besimtaret myslymane, t’i bashkohen kesaj ceremonie festive.
“Komuniteti Mysliman njofton mbarë besimtarët dhe qytetarët e tjerë që të marrin pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të Xhamisë së Madhe të Tiranës. Kjo ceremoni do të zhvillohet të shtunën në orën 10.00, në vendin e quajtur Namazgja, ku dhe do të ndërtohet xhamia e shumëpritur nga të gjithë”, tha Selim Muca.
Top Channel