Shtatë anëtarë të një familje franceze të rrëmbyer në shkurt në veri të Kamerunit u lanë të lirë këtë të premte.
Ministri i Komunikimit në Kamerun, Issa Tchiroma Bakary, tha se familja Moulin-Fournier, e cila përfshinte edhe katër fëmijë, është në gjendje të mirë shëndetësore.
Në një video të publikuar në “Youtube”, militantët e grupit Nigerian të “Boko Haramit” pretendonin se ishin ata që i kishin marrë peng.
Presidenti i Francës, Francois Hollande, theksoi se autoritetet mbajtën disa negociata, por ato nuk paguan për të liruar familjen që tashmë ndodhet në ambasadën franceze në kryeqytetin e vendit afrikan, Yaounde.
”Franca nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj, atë që nuk do të paguajë kurrë shpërblesë për terroristët. Fola drejtëpërsëdrejti me babain këtë mëngjes. Ai më komunikoi se sa i lumtur dhe i çliruar ndihej”, tha Hollande.
Top Channel