Izraeli goditet nga 2 raketa, nga Gaza

19/04/2013 03:30

Dy raketa, të lëshuara kundër Izraelit nga Rripi i Gazës, enklava palestineze e kontrolluar nga Hamas, kanë rënë në disa pjesë të pabanuara të territorit izraelit, duke mos shkaktuar as viktima dhe as dëme materiale.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat online të Izraelit. Autoritetet ushtarake dhe ato të sigurisë së vendit janë duke hetuar ngjarjen. Për momentin nuk rezulton të ketë pretendime nga palët e përfshira.

Izraeli dhe Gaza u përfshinë nga një ‘luftë raketash’ gjatë fundvitit të kaluar, për rreth 2 javë, gjë që përfundoi me ndalimin e agresioneve falë presioneve të fuqive të mëdha, veçanërisht Shteteve të Bashkuara, që bënë thirrje për paqe në rajonin e Lindjes së Mesme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA