Të paktën 15 persona mendohet se kanë humbur jetën gjatë shpërthimit të madh në uzinën e prodhimit të plehut kimik në Teksas të Shteteve të Bashkuara.
Por, për disa zyrtare amerikane bilanci mund te jete edhe me i larte. Mediat amerikane e cilesuan si “nje bombe atomike”, që rrafshoi dhjetëra shtëpi, ndërsa për deshmitarët ishte si nje “tornado”.
Ekipet e ndihmes së shpejtë vazhdojnë kontrollet shtëpi më shtëpi për të gjetur të mbijetuar.
Mbi 160 persona u plagosen dhe tre apo katër zjarrëfikës rezultojnë të humbur. Ata mbërriten në vendgjarje për të shuar flakët që përfshine uzinën pas shpërthimit.
Nga 50 deri ne 75 shtepi u rrafshuan pas shperthimit ne Uest, fshatin me 2 700 banore ne periferi te Uakos, ne Teksas.
Uzina e Uestit per prodhimin e plehut kimik ndodhej ne hyrje te fshatit, disa qindra metra larg banesave, nje shkolle dhe nje azili pleqsh.
Gjate nje konference per shtyp, Uilliam Suanton, nje prej drejtuesve te policise shpjegoi se operacioni eshte i tipit “kerkim dhe shpetim”, por ende nuk ka arritur ne fazen e gjetjes se mbijetuarve apo viktimave.
“Asgje deri tani nuk tregon se kemi nje aktivitet kriminal, por ne nuk e perjashtojme”, shpjegoi ai. Nje zyrtar i sherbimeve sekrete amerikane i tha “CNN”-it se “deri tani nuk ka asnje tregues qe shperthimi te jete i lidhur me terrorizmin”.
Top Channel