Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Një anije luftarake amerikane ka mbërritur në Singapor, në kuadër të
planit të Shteteve të Bashkuara për të rritur praninë ushtarake në
rajonin e Azisë.
Anija “USS Freedom” do të qëndrojë në Azinë jug-lindore për 10 muaj, duke iu bashkuar Flotës së 7-të amerikane, që është përgjegjëse për mbi 124 milionë kilometra katrorë në Paqësor.
Brenda vitit 2020, 60 për qind e aseteve të marinës së Amerikës do të vendosen në Azinë e Paqësorit, në një kohë kur forcat e saj do të largohen nga Iraku dhe Afganistani.
“Bëhet fjalë për ribalancimin e politikës së Shteteve të Bashkuara kundrejt Azisë”, thotë Nicholas Fang, drejtor ekzekutiv i Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare të Singaporit.
“Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të mbajnë një linjë tregtare detare të qëndrueshme, që është e rëndësishme për tregtinë globale dhe ekonominë amerikane, por që tregon edhe angazhimin për stabilitetin në rajon”, vlerëson Fang.
Sipas marinës së SHBA, Flota e 7-të amerikane mbulon zonat detare të 35 vendeve, përfshirë Kinën, Korenë e Veriut dhe atë të Jugut, të cilat ndodhen në një moment tensioni. Shtëpia e flotës në fjalë është porti Jokosuka, në Japoni.
E vendosur në bazën detare Çangi, në lindje të Singaporit, “USS Freedom” duket si një anije e madhe, por në fakt ajo është më e vogla e anijeve luftarake që zotërojnë Shtetet e Bashkuara. Kina i shikon këto lëvizje si shqetësuese.
Top Channel