Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli ka të
drejtë të parandalojë që armët e rrezikshme të bien në duart e gabuara
në Siri.
Ai tha se nëse terroristët marrin nën kontroll armë antiajrore dhe kimike, atëherë në rajonin e Lindjes së Mesme do të “ndryshojë loja”. Netanyahu, në një intervistë ekskluzive për BBC, deklaroi se shqetësimi i Izraelit është “cilët rebelë dhe cilat armë?”.
“Armët kryesore që përbëjnë shqetësimin tonë janë armët që tashmë janë në duart e Sirisë. Bëhet fjalë për armë anti-ajrore, kimike dhe të tjera shumë, shumë të rrezikshme, që mund të ndryshojnë lojën”, deklaroi Netanyahu.
“Ato do të ndryshojnë kushtet, balancën e pushtetit në Lindjen e Mesme dhe mund të përbëjnë një kërcënim terrorist në shkallë globale. Është padyshim në interesin tonë të mbrojmë veten, por gjithashtu në interesin e vendeve të tjera”, vijoi kryeministri izraelit.
Së fundmi janë rritur thirrjet drejtuar komunitetit ndërkombëtar për të armatosur rebelët sirianë që luftojnë kundër presidentit Bashar al Assad, i cili ka thënë se nuk ka ndërmend të dorëzohet.
Por nga ana tjetër ekziston frika se militantët islamikë mund t’i përdorin këto armë për qëllimet e tyre personale. Izraeli ka deklaruar se politika e tij nuk është përfshirja në konfliktin sirian, por së fundmi ka reaguar ndaj sulmeve siriane në zonat e kontrolluara prej tij në Lartësitë Golan.
Top Channel