Duke paraqitur planin ekonmomik të qeverise socialiste në Peshkopi, kreu
i Partise Socialiste deklaroi hartimin e një plani mbarëkombëtar
strategjik mes Shqipërise dhe Kosovës, për ndërtimin e mjeteve dhe
burimeve të përbashkëta energjitike, për t’i dhënë kështu fund problemit
në të dyja vendet.

Ai premtoi gjithashtu uljen e takses se energjise per familjaret.  
 
“Eshtë e nevojshme që ne të ndërtojmë një plan mbarëkombëtar, strategjik për sigurinë e energjitike, që do të thotë një plan mbarëkombëtar strategjik mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës, në mënyrë që në gjithë hapësirën shqiptare që përmbledh këto dy shtete, të mundë të garantohet jo vetëm furnizimi me energji elektrike i familjeve dhe i bizneseve, me çmime të arsyeshme, të cilat të mund të jenë të përballueshme qoftë nga familjet, qoftë nga bizneset”, tha Rama.

Top Channel