Në Pukë ka qenë takimi i parë me elektoratin e LSI pas shpërthimit të krizës në KQZ, ku Ilir Meta deklaroi se veprimet e fundit të kryeministrit Berisha përforcuan vendimin për bashkimin me PS, si një vendim i drejtë.
Me këto veprime, tha Meta, Berisha po tregon se nuk i përballon me qytetari ndarjet. “Ne i qëndruam marrëveshjes me Berishën në mënyrë korrekte dhe qytetare, por Berisha tregoi se se nuk i përballon me qytetari ndarjet”, deklaroi Meta.
Kryetari i LSI-së akuzoi kryeministrin Berisha për marrjen e të gjitha pushteteve dhe për sfidën që po i bën vendit duke shkatërruar në mënyrë primitive dhe destruktive edhe ato pak arritje të demokracisë shqiptare, duke sfiduar madje edhe faktorin ndërkombëtar.
“Berisha po pengon integrimin se nuk ka integrim duke i bërë karshillëk Perëndimit”, u shpreh Meta. Ilir Meta e quajti fitues koalicionin e së majtës, megjithë ato që i cilësoi si përpjekjet e Berishës për kontroll dhe uzurpim të institucioneve zgjedhore.
Top Channel