Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
“Pa rritje nuk ulet defiçiti”. Kështu ka deklaruar presidenti francez, Francois Hollande në forumin “Bota e Re” që po mbahet në Paris.
Presidenti gjithashtu ka këmbëngulur në nevojën për ripërtëritjen e besimit tek qytetarët, që sipas tij është një element jetik, ndërkohë që ka kritikuar reagimet e shteteve të ndryshme ndaj krizës.
“Mënyra e reagimit të shteteve të ndryshme ka qenë shumë e ngadaltë, shumë e rëndë dhe nuk është më e përshtatshme për funksionimin ekonomik”, ka thënë Hollande.
“Ky nuk është më një problem francez, por një problem evropian”, ka shtuar shefi i pallatit Elize gjatë fjalës së tij në punimet e forumit.
Përveçse nga kriza, Franca së fundmi është tronditur edhe nga një skandal evazioni fiskal, që ka detyruar ministrat të deklarojnë pasuritë e tyre individuale.
Deklarimet janë bërë në një web site të posaçëm, me nismë të vetë presidentit Hollande, me qëllim arritjen e synimit të sipërpërmendur “rifitimin e besimit të qytetarëve”.
Sidoqoftë, ky skandal ka bërë që popullariteti i presidentit francez të pësojë një rënie të ndjeshme në sondazhe, të cilat nxjerrin para tij ish-presidentin Nicolas Sarkozy.
Top Channel