Propozimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, për të siguruar me anë të një
shorti publik avokatin e shumëkërkuar prej gati dy vitesh që shpresohet
të mbrojë Dritan Dajtin, pritet të hasë në kundërshtime të forta nga ana
e komunitetit të avokatisë.
Një dështim i tillë i kartës tjetër të gjyqësorit, pritet të ndodhë referuar të njëjtës strategji që u tentua edhe një vit më parë nga Krimet e Rënda, po për short publik për të gjetur një avokat, kërkese e cila u hodh poshtë nga Dhoma e Avokatisë, si e pabazuar ne ligj dhe ne profesionin e avokatise, cka do te thote se pas kerkimit te dhjetra formulave per gjetjen e avokatit per Dritan Dajtit, ajo cfare po funksionon me teper eshte perplasja mes gjyqesorit dhe avokatise qe me shume se asnjehere kane hyre ne nje marredhenie te acaruar.
Pas publikimit ne media te njoftimit te Gjykates se Krimeve te Renda per idene e shortit publik, i kontaktuar ne telefon nga Top Channel, kreu i Dhomës së Avokatisë së Tiranës, Fatmir Braka deklaroi se eshte informuar nga shtypi per propozimin ne fjale dhe se per momentin po pritet te mberrije kjo shkrese e Gjykates per te vendosur me pas se cfare do te behet, nderkohe qe te njejten gje shtoi ne telefon edhe Sekretari i Pergjithshem i Avokatise Virgjil Karaj, duke u treguar i kujdesshem per konfliktimin me gjyqesorin per kete çeshtje.
Megjithate, avokate te shumte te pyetur per hedhjen e shortit publik e konsideruan me shume nje show se sa nje zgjidhje qe do te mund te zhbllokonte procesin ‘Dajti’. Nga ana tjeter behet e ditur se te henen ne oren 16.30 sipas ligjit te ri te avokatise do te zhvillohet ‘gjyqi i pare’ i Komisionit te Disiplines, i cili pritet te shqyrtoje 5 procedimet e para disiplinore ndaj avokateve te aq shume lakuar ne dosjen ‘Dajti’. Kjo mbledhje konsiderohet si nje gjyq pasi vete avokatet ndaj te cileve kerkohen masa do te paraqiten per te mbrojtur veten me avokate.
Top Channel