Një zarf, i cili rezultoi pozitiv në testet kundër helmeve vdekjeprurëse, ekzaktësisht ricin, është kapur gjatë mbrëmjes së të martës në vendin e dorëzimit të mesazheve të Capitol Hill në Washington.
Lajmi është bërë i ditur nga zbatues të ligjit dhe burime të kongresit për CNN.
Lideri i mazhorancës në Senat, Harry Reid, tha se letra ishte adresuar për në zyrën e senator Roger Wicker, republikan i Mississippi-t.
Pasi zarfi rezultoi pozitiv në testin e parë rutinë, ai u ritestua edhe 2 herë të tjera, në të cilat rezultati nuk ndryshoi, bënë të ditur burime të zbatimit të ligjit.
Pakoja u dërgua më pas në një laborator të Maryland për testime të mëtejshme, nga ku u konfirmua prezenca e ricin-ës, bëri të ditur Terrance Gainer, një rreshter në Senat.
Letra kishte një pullë poste të Memphis, Tennessee, por asnjë adresë kthimi, shkroi Gainer në një email për senatorët dhe ndihmësit.
Senator Claire McCaskill tha për reporterët, gjatë një konference për ligjvënësit, se një i dyshuar është identifikuar në këtë incident, por burime të mirëinformuara thanë se asnjë nuk ishte arrestuar deri mesnatën e së martës.
Wicker-it, senator i ri nga Mississippi, i ishte caktuar një detaj mbrojtës, sipas burimeve të zbatuesve të ligjit.
Top Channel