Aksidentohen për vdekje dy gra

17/04/2013 22:20

Dy gra janë aksidentuar për vdekje gjatë mbrëmjes në Tiranë dhe Durrës.

Një automjet i paidentifikuar goditi një 51-vjeçare në qytetin bregdetar dhe më pas u largua në errësirë, duke mos i dhëne ndihmën e parë.

Ngjarja ndodhi në rrugën e zonës së ish-kënetës, në periferi të qytetit të Durrësit, dhe, sipas policisë, viktima është Tefta Metolli, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë, po në mbrëmje, një tjetër kalimtare u shtyp pranë liqenit artificial në Tiranë. Dëshmimtarët thanë se ishte një mjet i tipit fuoristradë, që aksidentoi këmbësoren dhe që drejtohej nga një femër, dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA