Dy persona mbetën të plagosur brenda ambienteve të një bar restoranti te liqeni artificial i Tiranës.
Lulzim Koka, biznesmen, pronar i një firme ndërtimi, si edhe Rifat Rustemi, punonjës i Gardës, u qëlluan nga një i ri, rreth të 25-ave, i cili është shpallur në kërkim.
Sipas policisë, biznesmeni Koka, pronar i firmës “Beton 2000”, i cili është në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ishte konfliktuar më parë me 25-vjeçarin jashtë ambienteve të lokalit.
I riu, pas disa minutash, është gjendur brenda në lokal me një pistoletë, duke qëlluar në drejtim të tij disa herë. Nga zjarri i pakontrolluar u plagos edhe një punonjës garde, i cili ishte klient i barit.
Biznesmeni Koka ishte së bashku me familjen e tij, i ulur në një nga tavolinat e barit, kur u gjend nën breshërinë e armës së zjarrit.
Policia tha se ka shoqëruar një numër të madh personash, që ishin në ambientet e lokalit dhe është duke marrë detaje të hollësishme në lidhje me ngjajrjen.
Policia tha se ka arritur të krijojë një identikit të vrasësit.
Top Channel