Irak, 42 të vdekur nga shpërthimet në seri

16/04/2013 04:20

Një seri shpërthimesh të bombave kanë ndodhur në Irak, gjatë së hënës, duke vrarë të paktën 42 persona dhe duke plagosur mbi 257 të tjerë, sipas njoftimit të policisë.

Sulmet ndodhën në të paktën 6 provinca: Baghdad, Anbar, Babel, Kirkuk, Salaheddin Diyala dhe Nasriya, kanë konfirmuar zyrtarë të policisë për CNN.

Dy prej bombave kanë shpërthyer në një pikë kontrolli, pranë aeroportit ndërkombëtar të Baghdad-it. Shumica e sulmeve në kryeqytet kanë ndodhur në zona me popullsi shiite, thanë të njëjtat burime për CNN.

Al-Qaeda në Irak, e cila përbëhët kryesisht nga ekstremistë sunitë, ka marrë përsipër përgjegjësitë për shumë sulme gjatë muajve të fundit.

Ndërkohë, sulmet në provincat e tjera kanë prekur pikat e kontrolleve të sigurisë, sërish nëpër zona shiite, por edhe zyra të politikanëve.

Zgjedhjet provinciale pritet të zhvillohen brenda 5 ditëve, por sulmet e vazhdueshme kanë shqetësuar politikanët, të cilët paralajmërojnë se dhuna mund të ndikojë në rezultatin e tyre, nëse irakianët do t’i frikësohen atyre dhe nuk do të dalin për të votuar në qendrat e votimit, por do të zgjedhin qëndrimin në shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA