PR prezanton kandidatin në Mirditë

14/04/2013 00:00

Partia Republikane zhvilloi një takim elektoral në Mirditë, ku u prezantua edhe kandidati për deputet, zoti Besnik Lleshi.

Kryetari i PR-së Fatmir Mediu u shpreh se priroritetet e maxhorancës gjatë dy mandateve kanë qenë në drejtim të mirëqënies së qytetarit, si në rrafshin ekonomik, ashtu edhe në arsim, shëndetësi, mjedis, por pa harruar dhe cështjen kombëtare.

Mediu  u shpreh lidhur me taksën progresive të Partisë Socialiste që sipas tij përkthehet shkatërrim të sektorit privat dhe  rruga drejt një krize ekonomike të pashmangëshme.

Sipas Mediut heqja e tatimit për rrogat nën 300 mijë lekë dhe politika të tjera kanë synim harmonizimin e zhvillimit dhe kohezionit social në vend.

Top Channel