Milo paralajmëron opozitën
14/04/2013 00:00
Paskal Milo, nga Konferenca e Forumit Rinor të Demokracisë Sociale, tha se opozita, pavarësisht aleancave të reja, nuk duhet të harrojë se ka përballë një makineri manipulative politike, si ajo e Sali Berishës.
“Opozita duhet të organizojë mbrojtjen e votës së lirë, si një aksion i madh ndërgjegjësimi i gjithë qytetarëve, që të ndalojnë tjetërsimin e dhunshëm të vullnetit të tyre politik. Berisha dhe PD sapo kanë dhënë një fakt të ri të natyrës së tyre të pandryshueshme manipulative. Kërkesa për të ndryshuar anëtarë të vecantë të KQZ-së është vetëm maja e ajsbergut, e asaj cfarë mendohet e synohet për të manipuluar zgjedhjet nga zyra kryeministrore”, tha Milo.
Top Channel