Testi i parë i numërimit elektronik

13/04/2013 00:00

Në një nga shkollat e kryeqytetit është kryer testimi i pare i asaj që
konsiderohet risi teknologjike në këto zgjedhje, numërimi elektronik i
votave në qarkun e Fierit.

Vota e rreth 300 mijë zgjedhësve numërohet përmes skanerave dhe rezultati paraqitet në tabela që mund te shihen nga palet ne proces dhe nga vezhguesit zgjedhorë.
 
Testi i pare sesi do te realizohet procesi i numerimit te votave, eshte bere ne prani te trupes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ambasadorit te OSBE ne Tirane Eugen Wolfarth, perfaqesuesit me te larte te kompanise qe do ta mundesoje ate, si dhe perfaqesues te partive politike.

Ne ambientet e shkollës jane improvizuar dy linja te numerimit te nje kampioni me rreth 6 mije vota te zgjedhesve te rastesisishem. Ne tryeza vendosen anetaret e KZAZ-se, qe pasi verifikojne materialet zgjedhore, bejne manualisht vendosjen e fletes se votimit ne radhe ne te njejten ane. Me pas fletet e çdo kutie votimi futen ne skaner, i cili ben edhe verifikimin e vlefshmerise, lexon rezultatin zgjedhor dhe me pas ben ndarjen e fleteve te kontestuara. Ky proces ben qe fleta e votimit te kryeje nje proces rrotullimi tre here në skaner.

Per shkak te kostos financiare, eshte perzgjedhur ky lloj skaneri qe nuk perben fjalen e fundit te teknologjise, qe te mund te kryeje te gjithe procesin e verifikimit te fletes ne te njejten kohe.

Por ajo qe perben shqetesimin me te madh, jane fletet e kontestuara. Aparatura kerkon vendosjen e shenjes se votimit brenda kutise se percaktuar. Ne rast te kundert ajo e nxjerr ate si kontestuar dhe sipas vendimit te KQZ-së per keto flete do te vendosin anetaret e ZAZ-se. Por qe ne test ky proces hasi bllokim dhe debat mes perfaqesuesve te partive se kush jane fletet e vlefshme.

Perpos fleteve te kontestuara, procesi i numerimit po shfaq edhe nje tjeter pengese serioze. Ne kohen kur KQZ mori vendimin per fleten specifike qe do te perdoret ne Fier, ishin regjistruar per te garuar ne 23 qershor,  42 parti politike. Ndersa afati s’ka skaduar ende, ky numer ka shkuar ne 65 te tilla, çka kerkon ndryshim te konfigurimit te fletes dhe per rrjedhoje dhe te teknologjise.

Qarku i Fierit, i dyti pas Tiranes per madhesi, ka 10 ZAZ. Secila prej tyre do te kete nga 2 skanera te numerimit te votave, perjashtuar vetem nje ZAZ qe do te kete 3 te tilla.Kostoja financiare e ketij projekti eshte rreth 1.2 milionë euro. Por ajo qe nuk dihet ende eshte se per sa kohe numerimi elektronik ben te mundur rezultatin zgjedhor, ne rastin me te mire, po të perjashtojme bllokimet nga anetaret e ZAZ-se apo edhe ndonje specifike tjeter shqiptare, si ikja e energjise elektrike.

Kompania qe ka marre persiper realizimin e procesit te numerimit te votave eshte kompanie spanjolle ‘Indra’, e njejta qe ka kryer numerimin e votave ne Angli, me disa dhjetra here me shume zgjedhes se qarku i Fierit dhe qe publikoi rezultatin atje vetem pas gjashte oresh. Marre parasysh se nuk eshte perdorur teknologjia e fundit dhe se vullneti i partive ne Shqiperi dominon edhe mbi teknologjine, sa i suksesshem do te jete numerimi elektronik, do te shihet ne 23 qershor.

Top Channel