
“Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen, pasi jam në ushtrim të plotë të
funksioneve, të kompotencave që më ka dhënë ligji”. Ilirian Muho, emri i
të cilit është bërë edhe shkaku i konfliktit më të ri të palëve, nuk e
sheh as ligjore dhe as kushtetues pretendimin e PD se ai duhet të
zëvendesohet nga një emër i propozuar nga Partia Republikane.
Ai kujton ne Parlament ka marre shumicen e votave, perfshi edhe kartonin jeshil te PR-së dhe PDIU-se.
“Eshtë i vërtetë fakti që unë jam një kandidaturë e propozuar nga LSI, por është po kaq i vërtetë fakti, që pas seleksionimit të kandidaturave, u paraqit kandidatura ime në Kuvend, u votova dhe me fillimin e detyrës jam betuar para Kuvendit për të treguar paanësi dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrës. Që nga ky moment unë nuk kam asnjë lidhje me Partitë politike dhe vazhdoj të kryej detyrën time si anëtar i KQZ-së”, tha Muho.
OSBE: KQZ-ja eshte apolitike
Deklarata e Muhos se anetaret e KQZ-se jane apolitike u mbeshtet edhe nga ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth, i cili i kujtoi politikes shqiptare, se pavaresisht perberjes se institucioneve, rezultatin u takon ta vendosin zgjedhesit.
“Eshtë e rëndësishme që të kemi një punë apolitike nga KQZ dhe ajo pamë edhe këtu, tregon që kjo punë po bëhet në mënyrë të tillë. Gjithcka tjetër duhet të bazohet në ligj. Kushtetuta është baza për çdo vend demokratik në dhe pastaj vijnë ligjet. Pra është Kushtetuta dhe pastaj gjithçka tjetër duhet të ndjekë atë. Për zgjedhjet që po vijnë, duhet të mbajmë mend që janë zgjedhësit ata që vendosin, është vota e tyre që vendos dhe njerëzit duhet të ndajnë mendjen”, tha Wollfarth.
Votimi ne Parlament per zevendesimin e anetarit te KQZ u shty per diten e hene, por kjo nisme hasi kundershtimin e nderkombetareve, te cilet sugjeruan konsultim te gjere perpara marrjes se nje vendimi te tille.
Top Channel