Në një takim me strukturat lokale në qytetin e Fierit kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaroi se shkarkimet në administratë janë tërësisht politike dhe se që të gjithë do rikthehen.

“Është përgjegjësia ime, i siguroj të gjithë ata që ndeshen me këtë hakmarrje primitive politike që më datë 24 qershor do të rikthehen atje ku ka qenë. Angazhimi ynë nuk ka të bëjë vetëm me mbështetësit e LSI-së, por me të ardhmen europiane të vendit”, tha Meta.

Meta komentoi edhe përpjekjen e Partisë Demokratike për të ndryshuar anëtarësinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Sikurse tregojnë zhvillimet më të fundit, sidomos ndërhyrjet e paligjshme dhe anti-kushtetuese në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, rotacioni bëhet i domosdoshëm”, shtoi kreu i LSI-së.

Top Channel