
Partia Republikane zhvilloi një takim me anëtarë dhe simpatizantë të Mini Bashkisë NR.5 në Tiranë, ku u prezantua edhe kandidati për deputet për Tiranën, zoti Petrit Mancaku.
Sipas kryetarit të republikanëve, partitë e djathta në këto zgjedhje po tregojnë se u besojnë vlerave më të mira.
“Nuk ka lindur e djathta as nga Partia Demokratike dhe as nga Partia Republikane. E djathta buron tek liria e njerëzve. Ka ardhur koha që të kuptojmë gjithashtu edhe vlerat e bashkëpunimit dhe koalicinit sepse e djathta është një mozaik idesh dhe vlerash. E djathta është një bashkëpunim partish politike të cilat duhet të bashkëpunojnë për suksesin dhe të ardhmen e shqiptarëve në zgjedhjet e 23 qershorit”, tha zoti Mediu.
Kreu i PR theksoi se domosdoshmëri për të djathtën është ndërtimi i një marrëdhënie të drejtë me qytetarët, drejt Bashkimit Europian, një marrëdhënie e drejtë e të gjitha partive të koalicionit.
“Ka vetëm një rrugë koalcioni i së djathtës, ku cdo subjekt të jetë kontribues dhe një marrëdhënie interesi reciprok në shërbim jo thjeshtë të mandatit të maxhorancës, por fitores së shqiptarëve”, nënvizioi zoti Mediu.
Top Channel