
Inaugurimi i një rrugë që lidh komunën Hotolisht të Librazhdit me rrugën
nacionale është për Kryeministrin Sali Berisha një nga faktet, që i
shtohet përpjekjeve të Qeverisë së tij për zhvillimin e Shqipërise
rurale.
Sipas Kryeministrit Berisha finalizimi i infrastrukturës në fshatra me ndërtimin e rreth 2 mijë kilometrave të mbetura nga 8 mijë kilometra të ndërtuara në këto vjet do të pasohet me projektin madhor të vaditjes dhe trefishimin e granteve për fermeret.
“Kjo eshte alternativa jone. Bazohet ne problemet qe ju shqetesojne ju dhe ato nuk jane te pakta. Ne do bejme gjithçka qe ju te nxirrni fitimin me te madh te mundshem nga pronat tuaja, nga tokat tuaja”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha nxori ne pah ate qe e quan pergjegjesi te kreut te opozites Edi Rama per bllokimin e statusit te vendit kandidat, nga marrja e te cilit, Shqiperia do te kishte perfituar, sipas tij, jo vetem projekte me vleren e qindra milione eurove, por do te kishin perfitim direkt edhe shqiptaret ne emigracion.
“Jane me dhjetra mijera emigrante shqiptare qe vetem per shkak te mosmarrjes se statusit nuk u njihet pensioni ne vendet ku punojne”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha akuzoi Edi Ramen se po mashtron shqiptaret ne emigracion, se ishte Berisha ai qe u mohoi voten ne vendin ku jetojne. Kryeministri sfidoi kreun e opozites per t’u dhene emigranteve te drejten e votes.
“Ja u ku i them miq para jush. Nese ke kthyer mendje, urdhero te henen te biem dakord qe cdo emigrant ne Itali, Greqi kudo ndodhet te votoje per zgjedhjet. Mos ki frike nga vota e tyre”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha dukej optimist se shqiptaret do t’i japin serish besimin per te qeverisur vendin, pasi, sipas tij, perballe eshte alternativa e premtimeve te mbajtura dhe ajo e mashtrimit dhe genjeshtres.
“I them zotit Rama se genjeshtra eshte dobesia me e madhe e burrit dhe genjen vetem burri qe ka frike nga vetja e tij. Ai qe mohon, ai harron se duke mohuar Shqiperine reale dhe duke shpallur Shqiperine e genjeshtert, shpall te genjeshtert mundin dhe sakrificen tuaj. Le ta leme ne mashtrimet e tij dhe le te te vazhdojme ndryshimin”, tha Berisha.
Ndërkohë, në një reagim në rrjetet sociale deputeti socialist i Librazhdit Taulant Balla tha se Berisha preu për të tretën herë shiritin e të njëjtës rrugë në Librazhd, kur katër vjet më parë premtoi 16 rrugë të tjera.
Deputeti socialist shkruan se janë plot 12 fshatra në Librazhd që nuk kanë energji elektrike prej një muaji.
Top Channel