AK: Më 1 maj kundër 1 përqindëshit

13/04/2013 00:00

Aleanca Kuqezi paralajmëroi edhe njëherë një protestë të madhe më 1 maj, kundër atij që Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun i kësaj force politike, Rezar Balla e quajti 1 përqindëshi i shqiptarëve që po tallet me kombin.

“1 përqind e shqiptarëve që përmes pazareve për pushtet, ata që janë në pushtet luajnë dhe tallen me fatet e shqiptarëve, më 1 maj do të kenë përballë shqiptarët e indinjuar, të papunë dhe të varfër të cilët nuk do të hezitojnë të aplikojnë mosbindjen civile ndaj një regjimi të kalbur. Më 1 maj ne duhet t’u tregojmë atyre se ashtu sic bëmë më 7 prill nën shi, do të qendrojmë aty derisa shtetasi Berisha të largohet”, deklaroi zoti Balla.

Top Channel