
Në një takim me kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu,
ish-pronarë dhe shoqatat e tyre përfaqësuese shprehën shqetësimin në
lidhje me ngërçet që krijon sistemi, duke e bllokuar kthimin e pronave
tek i zoti.
Për kryetarin republikan, një tjetër pikë mjaft shqetësuese është miratimi nga Qeveria i hartës së çmimit për tokat.
“Rezulton që toka në zonat e thella të Kuçit, të ketë po të njëjtën vlerë, me tokat në Porto Palermo. Kjo metodikë e re, kërkon që në mënyrë urgjente Qeveria të marrë masat për t’ju rikthyer gjykimit të drejtë për të vlerësuar çmimet e pronave bazuar pikërisht mbi tregun”, tha Mediu
Kreu i PR-së u ndal edhe legalizimi i ndërtimeve të paligjshme të bëra pas vitit 2006, që e quajti një tjetër grabitje të madhe që po u bëhet shqiptarëve e që duhet ndalur.
Top Channel