Plani i shpëtimit i Qipros

12/04/2013 00:00

Ministrat e Financave të Eurozonës do të përfundojnë planin e shpëtimit
për Qipro, ndërsa qarkullojnë lajme se vendit i duhen më shumë para nga
cfare u mendua fillimisht.

Sipas kreditoreve, kostoja është rritur  në 23 miliardë euro nga 17.5 miliarde. Me qellimin për të siguruar 10 miliarde euro nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Nderkombetar, Qipro duhet te siguroje 13 miliardet e tjere, cka do te thote rreth 6 miliarde euro me shume sec mendua fillimisht.

Takimi i Dublinit do te shqyrtojë mënyrën se si Qipro mund të rrisë kontributin për planin e shpëtimit të Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombetar. Ministri i Financave te Luksemburgut Luk Frieden shpjegoi te premten se nuk do te ndryshoje volumin prej 10 miliarde euro te planit te shpetimit te FMN-se dhe Bashkimit Europian.

Te enjten, zedhenesi i Qeverise qipriote konfirmoi se nje nga mundesite per te rritur fondet eshte shitja e disa prej rezervave te arit te vendit. Ai akuzoi administraten e meparshme dhe kohen qe u desh per te negociuar planin e shpetimit, vonesat qe e bene me te larte koston e rikapitalizimit te bankave.

Per analistet, “rritja e kostos se planit te shpetimit do te thote se Qipro po perballet me sfida te reja, me te medha”.  Sipas tyre, ngarkesa me e rende do te bjere mbi depozituesit dhe zoteruesit e letrave me vlere, kontributi i tyre i kombinuar do te rritet nga 5.8 miliarde euro ne 10 miliarde euro”.

Duke u mbeshtetur tek afatet e planit te shpetimit, per te cilet u ra dakort ne muajin mars, depozituesit me me shume se 100 mije euro kursime , jane ata qe do te gjenerojne nje pjese te kostos se shpetimit. Sektori bankar- nga i cili varet pjesa me  emadhe e ekonomise qipriote po tkurret dhe mijera njerez po humbin vendet e punes. Te enjten, Qipro zbuti kufizimet qe i ishin vendosur muajin e kaluar, per llogarite bankare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA