
Në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës nuk ka mbërritur asnjë
dorëheqje tjetër e punonjësve që i përket Lëvizjes Socialiste për
Integrim.
Këtë e ka konfirmuar vetë kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, i cili e justifikon dorëheqjen e ish-nënkryetarit Petrit Vasili me angazhimin e tij politik.
“Nuk kam patur asnjë dorëheqje tjetër përveç dorëheqjes së zotit Petrit Vasili, zëvendëskryetarit të Bashkisë, të cilin dua ta falenderoj për bashkëpunimin e tij dhe për rolin që ka luajtur gjatë detyrës si zëvendëskryetar i Bashkisë. Dua të kujtoj që Vasili është nënkryetar i LSI-së dhe në këtë kuadër do të ishte e çuditshme mëse angazhimi i tij paraelektoral, pse jo kandidimi i tij si deputet, nuk do të kushtëzonte vendimin që më paraqiti para 24 orësh për dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës”, tha Basha.
Punonjes te tjere në Bashkinë e Tiranës, në rang drejtuesish thonë se ende nuk ka asnjë sinjal nga kreu i Lëvizjes Socialste për Integrim per te vijuar me doreheqjet.Ndersa lidhur me zevendesimin e nenkryetarit te Bashkise, nese do t’i perkase serish LSI-se, Basha thote se se kjo varet nga zhvillimet politike.
“Eshtë një çështje, e cila do t’i përgjigjet realitet politik, që kjo forcë politike do të vendosë në raport me Bashkinë e Tiranës.
Ikja e LSI-së nga koalicioni qeveritar nuk u reflektua ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak, pasi keshilltaret e LSI-së bashkuan votat me ata te PD. Por kjo ndodhi me pare se te behej propozimi per zevendesimin e anetarit te LSI ne KQZ, me nje anetar te PR.Nje dite pas ketij propozimi dha doreheqjen nenkryetari i Bashkise Petrit Vasili. Zhvillime pritet te kete me miratimin ose jo te ketij propozimi, i cili per momentin eshte shtyre.
Top Channel