Presidenti amerikan, Barak Obama, gjate takimit me sekretarin e
Përgjithshem te OKB-se Ban Ki Mun- tha se Shtetet e Bashkuara do të
punojnë në rrugen diplomatike për të kufizuar tensionet me Korene e
Veriut si dhe paralajmeroi se Uashingtoni do te ndermarre te gjithe
hapat e nevojshme për të mbrojtur vendin dhe aleatet.
“Tani është koha për Korene e Veriut t’i jape fund qasjes agresive dhe të përpiqet të ulë temperaturën. Askush nuk deshiron te shohë një konflikt në gadishullin korean”, tha Obama.
Presidenti amerikan i bëri thirrje Kinës dhe vendeve të tjerë të ndikojnë tek Korea e Veriut për të ulur tensioned me Penjanin. Ban Ki Mun vleresoi “reagimin e matur” perballe retorikes provokuese te Korese se Veriut.
Top Channel