Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë të premten në një takim në Koplik me qindra qytetarë të rrethit të Malësisë së Madhe.
Në këtë takim u prezantua edhe kandidati për deputet i LSI-së në këtë zonë, Ritvan Heba, ndërkohë që 200 anëtarë të rinj i janë afruar radhëve të saj.
Kryetari Ilir Meta, në fjalën e tij premtoi se vendimet e fundit të kësaj force politike do t’i shërbejnë fitores së të majtës dhe qytetarëve më 23 qershor.
“Jemi të bindur se në çdo kohë kemi marrë vendime të drejta, që i kanë shërbyer vendit. Edhe vendimi i fundit është tërësisht i drejtë dhe do ndihmojë vendin të shënojë një etapë të re të drejtësisë, të ekuilibrit politik dhe balancimit të pushteteve që garantojnë një demokraci më funksionale dhe një përkujdesje ekonomike e sociale që do ndihmojë qytetarët tanë”, tha Meta.
Top Channel