Dhjetëra mijëra demonstrues janë mbledhur në mbarë Shtetet e Bashkuara, në një thirrje masive për legalizimin e miliona emigrantëve pa dokumenta.
Protestat e koordinuara kishin si synim nxitjen e Kongresit për të vepruar, teksa senatorët po diskutojnë një projekt/ligj për emigracionin.
Në Uashington DC, turma që bërtisnin janë mbledhur jashtë Kongresit dhe mbi 1 mijë demonstrues të tjerë kanë protestuar në Atlanta.
Ligjvënësit pritet të publikojnë së shpejti projektin që do t’u garantonte një rrugë për të pasur një status ligjor emigrantëve të pa pajisur me dokumenta.
Thirrja për reformën e emigracionit vjen pas zgjedhjeve në të cilat komuniteti latin mbështetën presidentin Barack Obama dhe kandidatët demokratë.
Shumica e rreth 11 milionë emigrantëve pa dokumenta në Shtetet e Bashkuara janë kryesisht latinë dhe anëtarët e Partisë Republikane kanë bërë me dije se do të mbështesin reformën nëse shpresojnë të sigurojnë më shumë vota nga ky komunitet.
Ditën e mërkurë, manifestimet të titulluara Tubimi për Shtetësinë, janë mbajtur në Nju Jork, Uashington, San Francisko, Atlanta dhe shumë qytete të tjera.
Mes protestuesve kishte punëtorë fermerë, punëtorë shtëpiakë, kryetarë të sindikatave dhe aktivistë të çështjeve të emigracionit.
Top Channel