“Disa prokurime bëhen me 99% të fondit limit, e të tjera kursejnë deri në 20%”, Xhafaj në Kuvend: Disa institucione fshihen pas alibisë që… Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe shoqata ‘Çamëria’ organizuan një
protestë energjike, plot entuziazëm, përpara Parlamentit nga ku kanë
kërkuar t’i jepet fund nga parlamenti zvarritjes për miratimin e
Rezolutës çame.
Nën ovacione të forta “Çamëria është e jona” dhe “E duam Çamërinë”, kreu PDIU-së Shpëtim Idrizi u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë duhet të çlirohet nga presioni grek dhe të marrë në shqyrtim Rezolutën çame, me qëllim kthimin e dinjiteti të shqiptarëve.
“Ne jemi pas 9 vjetëve para këtij parlamenti, por jemi komplet ndryshe, sepse ne kemi ardhur sot që ta çlirojmë Parlamentin e shqiptarëve nga presioni i Greqisë. Parlamenti shqiptar është nën presionin e Greqisë dhe ne sot kemi ardhur ta rrethojmë me presionin e shqiptarëve. Ju e dini, që grekët janë të famshëm për Kalin e Trojës, prandaj unë ju bëj thirrje të gjithëve bashkë, ta nxjerrim Kalin e Trojës nga Parlamenti shqiptar. Partitë e mëdha po hynë në garë për miratimin e projektrezolutës. Ata që e votuan atëherë dhe e fshehën për tetë vjet, sot na e paraqesin ne përpara. Shqiptarët e Çamërisë nuk kanë nevojë për konfirmim, por që ajo rezolutë, nëqoftëse është e miratuar të hyjë në Fletoren Zyrtare dhe të marrë fuqi ligjore”, tha Idrizi.
Protestës iu bashkuan edhe veprimtari cështjes kombëtare Adem Demaci së bashku me deputeten e Parlamentit të Kosovës, zonjën Flora Brovina, të cilët theksuan se çamët nuk duhet të heqin dorë nga të drejtat e tyre dhe se kjo është një çështje që nuk duhet të mbetët vetëm në kuadrin e miratimit të një rezolutë nga Parlamenti, por të dërgohet po ashtu në Parlamentin Europian.
Top Channel