Kryeministri palestinez jep dorëheqjen

11/04/2013 00:00

Kryeministri palestinez Salam Fajad i paraqiti dorëheqjen Presidentit
Mahmud Abaz, pas një përplasje mes tyre për politikat qeverisëse.

Lajmi u mesua nga agjensia e lajmeve Reuters, qe i referohet dy burimeve. Abaz pritet te kthehet ne Bregun Perendimor nga Jordania dhe nuk është ende e qartë nëse ai do të pranojë doreheqjen e ekonomistit te arsimuar ne Shtetet e Bashkuara.

Marredhenia mes 61-vjeçarit Fajad dhe Abaz u perkeqesua muajin e kaluar, kur Kryeministri pranoi doreheqjen e ministrit te Financave kunder deshires se Presidentit. Qeverite perendimore kane mbeshtetur fuqimisht Fajad, prej kohes kur ai u be Kryeminister ne vitin 2007, te cilin e konsiderojne si “arkitektin e ndertimit te shtetit palestinez” dhe me shume se gjithcka ikja e tij do te veshtiresoje marredheniet e tyre me udheheqesin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abaz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA