Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Gazetari veteran, Mike Chinoy është një ndër të paktët amerikanë që kanë vizituar mbi 10 herë Korenë e Veriut dhe e njeh mirë problematikën e fuqinë e vendit komunist.
Ai thotë se gjuha e ashpër e shoqëruar me lëvizje të ushtrisë dhe mbushjeve bërthamore të Penianit bëhet për të fituar “respekt” tek komuniteti ndërkombëtar. Në një intervistë dhënë për CNN, Chinoy thotë se udhëheqësit koreano-veriorë dëshirojnë të trajtohen ngë komuniteti ndërkombëtar, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara, Korenë e Jugut dhe Japoninë si një vend bërthamor dhe jo si një “shtet i dorës së dytë”.
“Situata nuk është thjesht bardh e zi. Ka një opinion sikur të gjitha të këqiat mbërrijnë nga Koreja e Veriut, por nuk është kështu. Sigurisht Peniani ka përgjegjësinë e tij për tërheqjen e njëanëshme nga disa marrëveshje duke mos i respektuar ato përsa i përket programit të tij bërthamor, por edhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë plotësuar zotimet e tyre në këto marrëveshje”, thotë Chinoy.
Gazetari amerikan u referohet marrëveshjeve që lindën pas vitit 1994 kur Peniani dhe Uashingtoni ishin gati për luftë, luftë që u shmang falë ndërhyrjes së ish-presidentit Carter që udhëtoi në vendin komunist, vizitë që më pas pasoi nisjen e bisedimeve të gjata e të mundimshme që përfunduan me nënshkrimin e një marrëveshje.
“Sigurisht sanksionet nuk prodhojnë ndryshimet që Shtetet e Bashkuara dëshirojnë ndaj është e nevojshme që të bisedohet. Por si mund të arrihet kjo kur Uashingtoni nuk ka një përfaqësi diplomatike atje? Është e qartë që sa herë që Shtetet e Bashkuara tregojnë muskujt, Koreja e Veriut nuk tërhiqet, por tregon forcën e saj në një mënyrë akoma më provokuese”, tha Chinoy.
Mike Chinoy ishte pjesë e delegacionit të ish-presidentit Carter në vitin 1994 dhe gjatë vizitave në Korenë e Veriut është takuar edhe me Kim il Sung, babai i Kim Jong-il e gjyshi i liderit aktual të vendit komunist, Kim Jong-un.
Top Channel