Francë, dorëhiqet kryerabini pas skandalit

11/04/2013 16:10

Rabini më i lartë në Francë, Gilles Bernheim, u detyrua të jepte dorëheqjen nga të gjitha funksionet në krye të sinagogave hebrehe, pas një skandali lidhur me kualifikimin e tij.

Rabin Bernheimi pranoi se kishte gënjyer mbi formimin në kurukulumin e tij zyrtar dhe se kishte kopiuar autorë të huaj, në realizimin e punimeve shkencore.

Anëtarë të Kongregacionit Qëndror Izraelit në Francë u mblodhën në orët në vazhdim, gjatë së enjtes, në një mbledhje urgjente.

”Bernheim njohu gabimet e tij, kërkoi falje dhe paraqiti shpjegime”, u shpreh për “AFP” Sammy Ghoslan, zëvendëspresidenti i Kongregacionit.

Një drejtues i përkohshëm do të zëvendësojë rabinin, deri në përzgjedhjen e një pasuesi.

Bernheim pranoi plagjiarizmin, në disa tekste me përmbajtje fetare që kishte publikuar dhe se kishte mashtruar në CV për një gradë shkencore honorifike, që i ishte akorduar sipas tij nga universiteti prestigjioz i Sorbonës.

Top Channel