Braçe: Armët për Gaddafin, skandal për Berishën

11/04/2013 19:55

Pasi Shqipëria përmendet ne nje raport te OKB-së si vend që dyshohet se ka thyer embargon e armëve të vitit 2011 për regjimin e diktatorit libian, Muammar Gaddafi, reagon deputeti i Partise Socialiste, Erjon Braçe.

Në rrjetin e tij social në “Facebook”, Braçe shkruan se: “Sali Berisha, kryeministri i nje vendi anëtar të NATO-s ka ndihmuar dhe furnizuar me armatim, fisheke dhe automatike diktatorin gjakatar të Libise, Gaddafin”.

Sipas Braçes, kjo është bërë në ditët e fundit të regjimit të tij dhe në shkelje të hapur flagrante të embargos së armëve dhe municioneve të vendosura nga OKB.

Deputeti socialist thotë se raporti i hetimit eshte skandaloz dhe në 4 faqe, sipas tij, është dokumentuar dhe provuar qartesisht se qeveria e Shqiperisë, Ministria e Mbrojtjes dhe ndërmarrja “Meico” kanë dërguar armë direkt nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Për Braçen ky është skandali me i madh i turpshëm, mbase i fundit i kësaj qeverie të Sali Berishës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA