Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Qipro vendosi të shesë pjesën më të madhe të rezervave të tij të arit, për të financuar pjesërisht shlyerjen e borxheve kombëtare.
Sipas një vlerësimi të Komisionit Europian, Qipro pritet të shesë rezerva ari me vlerë prej 400 milionë eurosh.
I ndodhur në vështirësi të thella financiare, Qipro duhet të paguajë fillimisht 5,7 miliardë euro borxhe, për të përfituar paketën e shpëtimit prej 10 miliardë eurosh, nga ana e Bashkimit Europian dhe FMN-së.
Vendi ishullor përballet ndërkohë me masa të ashpra shtrënguese dhe shkurtime të thella, si kushte të vendosura paraprakisht nga Brukseli.
Midis masave të rënda të imponuara, ishte ajo e deklarimit të falimentuar të bankës kryesore të nivelit të dytë në vend dhe kufizimi i shlyerjes së plotë të depozitave bankare, vetëm për shumat nën 100 mijë euro.
Pa marrjen e borxhit kolosal nga BE, ekonomia qipriote pritej të regjistronte një recesion prej 8,7%, ndërsa me këto kushte të reja rënduese, duhet të kalojë kufirin rekord të recesionit, në mbi 10%.
Rezervat totale të Qipros në ar vlerësoheshin në 13,9 ton në fund të muajit shkurt. 400 milionë dollarë, është vlera e përafërt e 10,5 tonëve ar i pastër, në bazë të vlerës aktuale të tregut.
Top Channel