Armët, SHBA, ‘marrëveshje’ bipartizane?

11/04/2013 04:50

Dy senatorë amerikanë kanë ndërmjetësuar një marrëveshje bipartizane për të rritur kontrollin e “background”-it të blerësve të armëve, duke rritur kështu shpresat e Shtëpisë së Bardhë për miratimin e një ligji mbi kontrollin e armëve të zjarrit.

Senatori Joe Manchin, demokrat, dhe ai Pat Toomey, republikan, zbuluan planet e tyre në Washington DC. Propozimi do të rrisë kontrollet ndaj “background”-ëve kriminalë për blerësit, ku përfshihen shfaqja e armëve dhe shitjet online.

Presidenti Barack Obama ka bërë thirrje për kontrollin e armëve, që prej masakrës në shkollën fillore në Connecticut, në dhjetor.

“Sot është vetëm fillimi i një debati konstruktiv, i cili mund të përmbyllet me kalimin e shumëpritur në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, të këtyre masave si dhe nënshkrimin e presidentit, duke i kthyer ato në ligj”, tha senatori Manchin, të mërkurën.

Ai tha se lideri i mazhorancës demokrate, Harry Reid, i ka siguruar ata se plani do të merret në konsideratë, si amendament i parë për një faturë më të gjerë.

Të enjten, Senati planifikon të votojë nëse do të nisë debatin në legjislatorin e udhëhequr nga demokratët, gjë që do të zgjeronte kontrollet virtuale ndaj të gjithë shitësve të armëve, duke e kthyer trafikimin e armëve në një krim, si dhe duke rritur fondet për sigurinë nëpër shkolla.

Plani i Manchin-Toomey është më strikt se sa ligji aktual, gjë që do të kërkojë kontrolle, vetëm kur armët blihen nga një tregtar i licensuar, duke përjashtuar shitjet private, shitjet nëpër ekspozitat e armëve dhe shitjet online. Por, gjithsesi, ky plan shihet si më i ngushtë nga propozimi i demokratëve në Kongres.

Top Channel